Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Basri Beka i reagon Krasniqit:  Milazim, Kosova është shtet laik,  jo polici e mendimit

Basri Beka i reagon Krasniqit:  Milazim, Kosova është shtet laik,  jo polici e mendimit

Basri Beka nga Organizata Shqiptaria përmes një reagimi ka thënë se ‘në ditën kur duhet të gëzojmë Flamurin, më duhet të merrem me deklaratat e individit Milazim Krasniqi, i cili sot paska vendosur të shpikë interpretime kundër Kushtetutës’.

Beka më tej tha se pretendimi i Krasniqit se “thirrja për ndërrim feje duhet të ndiqet penalisht” është keqlexim elementar i Nenit 38 dhe rrëshqitje e rrezikshme drejt censurimit të fjalës së lirë.

Ajo që sipas Bekës, po tenton të Krasniqi është t’i japë shtetit rol përndjekës ndaj bindjeve personale.

‘Neni 38 është i qartë:

– njeriu ka të drejtë të ketë, ndryshojë dhe shprehë bindjen fetare;

– predikimi, komunikimi dhe bindja janë pjesë e lirisë fetare;

– kufizimi lejohet vetëm kur ka dhunë ose presion.

Thirrja e lirë për ndërrim feje nuk është vepër penale. Pikë.

Kosova është shtet laik.

Kosova nuk mbron dogma.

Kosova nuk i trajton qytetarët si të rrezikshëm vetëm pse flasin.

Ajo që po tenton individi Milazim Krasniqi — t’i japë shtetit rol përndjekës ndaj bindjeve personale — është kundër frymës së republikës dhe kundër sakrificave tona për liri.

Në Kosovë askush nuk ndiqet penalisht pse flet.

Vetëm pse dhunon.

Dhe thirrja për ndërrim feje nuk dhunon askënd.

Deklarata e tij është e pavlefshme, e pabazuar dhe e rrezikshme.

Dhe po, duhet thënë troç: Në Kosovë sundon liria — jo frika nga fjala e lirë’ tha më tej Beka.