Më 22 nëntor në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Toronto, u lansua nisma ‘Artistè Foundation’, një nismë e re që synon të promovojë dhe fuqizojë artistët shqiptarë në diasporë.
Bëhet e ditur se në ky event u realizua me pjesëmarrjen dhe mbështetjen e ambasadorit të Kosovës në Kanada, Adriatik Kryeziu, dhe ambasadores së Shqipërisë në Kanada, Artemis Malo.
Teksa në program mbajtën fjalime: Konsulli i Përgjithshëm Kadri Dakaj (i cili bëri edhe hapjen), Kathy Large, Arta Rexhepi, Ilirjana Latifi, Arnisa Morina, Edlira Begeja Cini, Belinda Lahu, Shkendije Ibishi, Blerina Ruka si moderatore, si dhe vetë artistja SAHATI, e cila mbajti një fjalim personal dhe prezantoi videon e punës së saj artistike.
Më tej thuhet se qëllimi i këtij eventi ishte prezantimi i vizionit dhe misionit të Artistè Foundation — krijimi i një platforme që mbështet, promovon dhe lidh artistët shqiptarë në Kanada dhe në diasporë, duke ndërtuar ura të reja bashkëpunimi dhe duke forcuar identitetin tonë kulturor përmes artit.
Historia e Themelueses – Arta Rexhepi & Artistè Foundation
Artistè Foundation lindi nga përvoja e përjetuar, guximi dhe vizioni i palëkundur i themelueses së saj, Arta Rexhepi një shkrimtare dhe gazetare shqiptaro-kanadeze. Vajza e piktorit te njohur Zeqirja Rexhepi.
Arta erdhi në Kanada si një vajzë e re refugjate nga Kosova, duke mbajtur me vete jo vetëm kujtimet e luftës, por edhe vendosmërinë për ta shndërruar dhimbjen në qëllim. Me kalimin e viteve, ajo ndërtoi një karrierë të jashtëzakonshme në gazetari, duke punuar me CBC, CTV Atlantic dhe CTV Neës Channel, duke prodhuar histori kombëtare që ngritën lart zërat që shpesh mbeten në hije. Puna e saj ka ndihmuar në ndryshimin e narrativave të publikut për përvojat e refugjatëve dhe madje ka ndikuar në legjislacion rreth mbështetjes së të te komuniteteve te zij
Por përtej çdo arritjeje profesionale, jetonte një thirrje më e thellë.
Për Artën, “Artistè” ishte shumë më tepër sesa një pseudonim i fëmijërisë, i dhënë nga babai i saj. Ishte një identitet — një kujtesë se arti mund të jetë strehë, forcë dhe rilindje. Ishte mënyra e saj për t’i treguar botës se gratë që kanë kaluar luftë, dhunë, emigrim dhe sfida të pafundme kanë ende zë, dritë dhe krijimtari brenda tyre.
Kështu lindi Artistè Foundation:
si një hapësirë e sigurt, një platformë kulturore dhe një lëvizje që fuqizon gratë, refugjatet dhe krijueset e reja të gjejnë zërin e tyre në art, letërsi, film, muzikë dhe çdo formë tjetër të krijimtarisë.
Arta e ndërtoi këtë fondacion si një urë midis brezave, kulturave dhe historive personale — një vend ku dhimbja shndërrohet në art, ku heshtja thyhet me guxim dhe ku krijimtaria bëhet shërim.
Sot, Artistè Foundation është dëshmia e saj se kur një grua zgjohet, ajo ngre me vete të gjithë komunitetin.
Boardi drejtues perbehet me gra te forta Shqiptare si avokate Arnisa Morina, vajza e te mbijetuares Shyrete Sulimani; aktiviste Venesa sulimani, shortage Shkendije Ibishi, FLUTURA mazreku Seeback, parliament of Canada, Belinda Lahu e cila punoj edhe ne kosov me ministerin e pi eve te jashtme, ilirjana latifi kryetare e shoqates Shqipëtaro kanadeze ne Montreal, Blerina Ruka editore e Albanian Montreal press, Edlira Cini aktiviste.
Dhe Arber Rexhepi vellau i themeluses, drejtor artistik.