Analisti politik Blerim Burjani ka komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili në mbledhjen e Këshillit të VV-së tha se në Kosovë “nuk ka krizë ekonomike, financiare e as buxhetore”.
Burjani ka dhënë një vlerësim të kundërt, duke theksuar se realiteti ekonomik në vend është i rëndë dhe po përkeqësohet.
Duke folur për TV Arberia, Burjani tha se problemi kryesor nuk qëndron në bilancet financiare të shtetit, por në mënyrën se si po udhëhiqet vendi.
“Kriza eshte ne lidership, pra ne vendimarrje, shteti ka probleme me qeverisje por jo me bankrot shteterore”, deklaroi ai.
Ai theksoi se pavarësisht deklaratave politike, qytetarët po e përjetojnë drejtpërdrejt presionin ekonomik.
Sipas Burjanit, “buxheti eshte 4 miliard, ne anen tjeter borgji publik eshte ende ne kontrolle, por inflacioni esht ei madhe qe godet qytetarin me se shumti”.
Analisti shpjegoi se edhe një buxhet i madh nuk ka efekt praktik kur inflacioni është i lartë.
“Pra edhe ky buxhet kaq, nuk kryen pune per shkak enlacionit te larte”.
Burjani paralajmëroi se situata ekonomike është duke u rënduar gjithnjë e më shumë, për shkak të mungesës së zhvillimit dhe varësisë së madhe nga importi.
“Situata eshte rende ekonomike, mos zhvillimi i madhe, dhe importi i madhe i mallrave nga rajoni dhe me larg, pra importi me cmime te larta te ben probleme te medha”, u shpreh ai.
Në përfundim, ai dha një paralajmërim të zymtë për muajt e ardhshëm.
“Kriza ekonomike po rritet gjithnje e me shume dhe jeta deri ne mars te vitit te ardhshem mund te jete edhe me e rende dhe me e padurushme”.