Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Bedri Muhadri në “N’Pult”: “Shqipëria u njoh vetëm në 36% të territoreve të veta historike etnike”

Bedri Muhadri në “N’Pult”: “Shqipëria u njoh vetëm në 36% të territoreve të veta historike etnike”

Bedri Muhadri, historian, i ftuar ne emisionin “N’Pult” në Tv Arberia, ka folur për rëndësinë historike të 28 Nëntorit dhe rrethanat e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Ai theksoi se kjo datë përkon me një moment vendimtar në historinë kombëtare.

28 nëntori i vitit 1912 përkon sot më 113 vjetorin e vitit jubilar të shpalljës së pavarësisë, deklaraimit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë faktikisht ai ka qenë vullneti dhe deklarimi popullor i cili është bërë bë Vlorë më 28 nëntor të vitit 1912”, tha Muhadri, duke shtuar se kjo periudhë ishte njëkohësisht lavdishtare dhe ndër më të vështirat për popullin shqiptar.

Ai theksoi humbjen e territoreve historike shqiptare sipas vendimeve ndërkombëtare të asaj kohe.

“Trojet shqiptare… llogariten rreth 76 mijë metra katrorë, pavarësia e Shqipërisë… ka rreth 27 mijë metra katrorë dhe do të thotë dallimi mes 76 dhe 27 është 36%, llogaritet që Shqipëria është njohur si shtet në 36% të territoreve të veta historike etnike”.

Muhadri sqaroi se një ndër arsyet e humbjeve territoriale lidhej me dobësimin e Perandorisë Osmane.

“Konteksti historik i Perandorisë Osmane fillon me krizën lindore të vitit 1875… perandoria osmane fillon gradualisht të dobësohet përballë fuqisë së Rusisë… dhe përballë vetë strukturës së saj të brendshme organizative ushtarake”.

Ai theksoi mungesën e elitës nacionaliste shqiptare në atë kohë.

“Populli shqiptar… duke mos pasur arsimim nacional kishte munguar një elitë nacionaliste, kishte mungu një platformë e kohës për tu përballë me këto momente të vështira”.

Duke folur për figurën e Ismail Qemalit, Muhadri vuri në dukje rolin e tij vendimtar.

“Figura e Ismail Qemailit në radë të parë ai ishte ndër intelektualët shqiptar, që ishte përfaqësues popullor… ai i pari vuri kontaktet me austriakët, me rumunët dhe më pas më shpalljen e pavarësisë, domethënë unanimisht u pranua”.

Ai kujtoi edhe qëndrimin e vendosur të Ismail Qemalit ndaj Perandorisë Osmane.

“Konflikti që ai e ka pasur në parlament kundër perandorisë osmane… kur ka thënë haptasi që tani e tutje unë do të shkoj të luftoj e jo të mbesë deputet i kësaj perandorie”.

Muhadri e përmbylli duke nënvizuar se autoriteti i Ismail Qemalit u pranua gjerësisht për shkak të rolit të tij të hershëm diplomatik dhe kombëtar.