Artan Behrami, ish-deputet i PDK-së, i ftuar në emisionin “ARB Debat” në TV Arberia, ka deklaruar se Kosova po kalon një periudhë të rëndë politike dhe shoqërore, duke e cilësuar situatën si një krizë të shumëfishtë.
“Kosova është në një krizë të shumëfishtë, është në një krizë të brendshme të legjitimiteti të saj, është në një krizë në marrëdhënie ndërkombëtare dhe në një krizë që për mua është edhe ma e thellë dhe atë që është manifestimi i përqarjeve të mëdha në mesin e qytetarëve,” ka thënë Behrami, duke shtuar se “çka ka ndodh në këto 5 vite është suspendu logjika, është suspendu mendimi racional dhe në vend të tzre ëdhë injektu inati, është injektu urrejtja”.
Sipas tij, Kosova sot po përballet me një situatë më të vështirë se kurrë më parë.
“Tani jemi në një situatë ndoshta më të vëshitrë që e ka përjetu Kosova, institucionet e saj, sepse Kosova këto 5 pesë të fundit veqanërisht në vitin e krizës të mëdha ka dhënë shenjë të një shteti të dështuar”.
Ai ka kritikuar funksionimin institucional, duke theksuar se “një Kosovë që dikur ka qenë shembull i stabilitetit politik, sot është shënderrua në një shtet i cili funksionin me një ushtrus të detyrës në të gjitha institucionet e saj, me një paralizë totale në institucione të saj” dhe ka kujtuar “një krizë artificiale në Kuvend e Kosovës” që ka lënë pasoja të thella.
Behrami tha se puna e tij si deputet është penguar nga bllokadat institucionale.
“Ne nuk patëm mundësi të jetësojmë asnjë premtim që e dhamë gjatë fushatës… na u pamundësua të jem pjesë e komisioneve parlamentar, pjesë e diskursit publik brenda parlamentit të Kosovës”.
Ai shtoi se është përpjekur të kompensojë këtë mungesë përmes angazhimeve mediatike.
“Ajo që nuk kemi mundur ta bëjmë në Kuvend, pra debatin jam mundu ta bartë nëpërmjet mediave”.
Behrami tregoi se aktivitetet e tij kanë vazhduar edhe jashtë institucionit.
“Ende pa e bo betimin unë kam shku në SHBA, ku kampasë një vizitë dhe takime në kongres… kam bisedu se qysh me gjetë një mekanizëm për më i adresu shqetëimet e shtetit dhe të popullit të Kosovës dhe padrejtësitë sistematike që kanë ndodhur në Gjykatën Speciale në Hagë”.
Ai foli edhe për kandidimin e tij dhe nevojën për mbështetjen e qytetarëve.
“Janë disa elemente dhe argumente pse duhet të më votojnë… nuk kam vrapu pas karrigave, pas vëmendjes, jam mundu të jem shumë modest”.
Behrami e lidh zgjidhjen e krizës me ardhjen në krye të shtetit të Bedri Hamzës.
“Kosova gjendet në krizën ma të madhe… ballafaqohet me një politikë populliste e cila ka për qëllim përhapjen e urrejtjes”.
Ai shtoi: “Lideri ma i mirë që ka mundur me udhëheq Kosovën në këto ditë të errëta të popullizmit… është Bedri Hamza i cili e shëron shoqërinë nga urrejtja që na ka kaplu, nga inatet që na kanë kaplu”.
Behrami bëri edhe një kundërvënie të drejtpërdrejtë mes kryeministrit Albin Kurti dhe Bedri Hamzës.
“Albin Kurti është sinonim i keshalasheve edhe i rimave duke hyrë në sektor të reperëve ndërsa Bedri Hamza është një lider serioz i cili ka trashëgimi politike të dëshmuar”.
Në fund, Behrami tha se Hamza është figura që mund ta bashkojë vendin.
“Ky është një fundament përmes të cilit Hamza do të krijoj një tranformim e Kosovës… dhe të përpiqet ti bashkojë qytetarët e Kosovës pasiqë Hamza nuk është figurë përqarëse”.