Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Ministrat me vëmendje në telefona, derisa Osmani mbajti fjalim para deputetëve

Ministrat me vëmendje në telefona, derisa Osmani mbajti fjalim para deputetëve

Presidentja Vjosa Osmani mbajti këtë të enjte fjalimin vjetor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Fjalimi është bojkotuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lista Serbe.

Me të hyrë presidentja në sallën e Kuvendit, deputetët dhe ministrat që ishin të pranishëm u ngritën në këmbë për ta mirëpritur atë.

Por, duket se më pas fjalimi i saj nuk u bëri edhe aq përshtypje.

Zëvendëskryeministrat Besnik Bislimi, Donika Gërvalla e Emilija Rexhepi dhe disa nga ministrat e Qeverisë Kurti II, Albulena Haxhiu, Arbërie Nagavci, Nenad Rashiq, Xhelal Sveçla, Liburn Aliu, Hekuran Murati, Faton Peci e Elbert Krasniqi janë parë duke qëndruar në telefona, teksa Osmani po mbante fjalimin. /TV Arbëria 

Powered by WordPress