Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Çfarë tha Osmani për sulmet rreth pamjes së saj?

Çfarë tha Osmani për sulmet rreth pamjes së saj?

Presidentja Vjosa Osmani gjatë adresimit të saj vjetor në Kuvend ka folur edhe për sulmet rreth pamjes së saj dhe përdorimin e gjuhës seksiste.

Ajo tha se të tillat i dëgjon çdo ditë, por se “nuk do të zmbrapset”.

“Nuk do të zmbrapsem asnjëherë para akuzave sa të turpshme aq edhe qesharake që i dëgjojmë çdo ditë e të cilat dirigjohen nga interesat e klaneve anti-Kosovë. Nuk zmbrapsem as atëherë kur tentojnë të më ngjyrosin me epitete të çdollojshme që sulmojnë pamjen time apo integritetin tim, sepse të parët janë thelbësisht të parëndësishme e sa i përket vlerësimit për dinjitetin e integritetin, të dashur qytetarë, sytë i mbaj përherë vetëm nga ju. Nuk do të zmbrapsem as përpara seksizmit, seksizmit të paprecedentë e të tendencave për të minimizuar rolin e Zyrës së Presidentes, vetëm e vetëm pse në krye të saj është një grua. Në Republikën tonë askush s’e ka të drejtën e assesi nuk do t’ia dalë – dhe për këtë iu siguroj – për të na heshtur apo frikësuar”, tha Osmani.

Ajo tha se çdo vajzë dhe grua në Kosovë është e aftë dhe meritore për të qenë në çdo detyrë apo funksion sa edhe çdo djalë e burrë. /TV Arbëria 

Powered by WordPress