Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka deklaruar se vendi është futur në një krizë serioze buxhetore si pasojë e, siç tha ai, keqmenaxhimit të Qeverisë Kurti.
Hasani theksoi se përgjegjësia bie mbi ekzekutivin dhe kryeministrin në detyrë.
Hasani u shpreh se opozita nuk mund të ngarkohet me përgjegjësi për mosvotimin e buxhetit, pasi Qeveria Kurti e ka sjellë vendin në këtë situatë.
Ai shtoi se Qeveria ka pasur qëndrime kontradiktore dhe ka tentuar ta mbajë përgjegjëse opozitën për krizën:
“Kur erdhi puna për qeveri, pasi votuan Dimal Bashën, dolën e thanë se nuk kanë numra. E pastaj prapë kërkonin mbështetjen tonë. Si mund të kërkojnë mbështetje kur vetë gjatë seancave të kaluara na quanin bllokues? Tash, kujtohen se nuk e kanë shumicën. Kjo situatë ka ardhur si pasojë e një keqmenaxhimi politik të Lëvizjes Vetëvendosje për 9 muaj,” tha ai në teve1.
Hasani kritikoi edhe pretendimin e Kurtit për shumicë parlamentare:
“Çfarë kandidati je ti kur thua se ke 48 deputetë dhe nuk je në gjendje të formosh qeverinë? Me 32 deputetë e ka bërë qeverinë Hashim Thaçi, me 36 është bërë qeveria, e madje edhe me 26.” — shtoi ai.