Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Xhavit Haliti thotë se është në pikëpyetje nëse do të jetë në listën e PDK-së për deputet

Xhavit Haliti thotë se është në pikëpyetje nëse do të jetë në listën e PDK-së për deputet

Xhavit Haliti deklaron se është duke e menduar kandidimin e tij në zgjedhjet e 28 dhjetorit për deputet.

Ai në Arb Debat i tregon edhe arsyet e tij.

“Jam duke e menduar garën për deputet, mendoj se ligji zgjedhor, njerëzit që janë në listë munden me penalizu njëri-tjetrin.”

“Grupime brenda PDK-së”, Haliti: Tani kanë ndryshu pak senet në PDK, nuk e ka fuqinë kërkush që e ka pas Hashimi ose që e ka pas Kadria në parti

“Tani kanë ndryshu pak senet në PDK, nuk e ka fuqinë kërkush që e ka pas Hashimi ose që e ka pas Kadria në parti.”

Haliti: Kosova nuk ka media, s’kemi gazetë të shkruar – mungon gazeta, s’ka vend askund në botë pa gazeta

Haliti potencën se në Kosovë nuk ka media, s’ka gazetë të shkruar, këtë ai e ngrit si shqetësim.

“Do të dëshiroja që parlamenti të bëhet me të vërtet parlament. Dhe të ketë aftësi dhe mundësi ta kontrollojë qeverinë.”

“Ne kemi mbet edhe pa media. Media në Kosovë nuk ka, s’kemi gazetë të shkruar. Mungon gazeta, s’ka vend askund në botë pa gazeta.”, thotë Haliti.

Haliti: Serbisë i kam ba dëm, është e vërtetë, por askujt në Kosovë – është kriju një xhelozi politike

Sipas Halitit, në Kosovë është krijuar një xhelozi politike, iu përgjigjet edhe kritikuesve të shumtë ndaj tij.

“Unë dëm i kam ba Serbisë, është e vërtetë, por dikujt në Kosovë asnjë qytetari s’i kam ba. Në Kosovë ka një lloj xhelozie politike, xhelozi për suksesin dhe kjo është goditja më e madhe.”

Haliti: Beteja më e madhe në Kosovë është kush po del çlirimtari më i madh – sa herë flas e di që preken disa, por s’jam prej atyre që rrejnë

“Beteja më e madhe në Kosovë është kush po del çlirimtari më i madh, njeri më i rëndësishëm. Unë sa herë flas e di që preken disa, por unë nuk jam prej atyre që rrejnë. Asnjëherë për të vërtetën qofte për të kaluarën qoftë për sot, mund të heshti për disa çështje por që të gënjej jo.”, ka thënë Haliti në Arb Debat.