Një burrë dhe një grua dje në Gjilan pranuan tretman mjekësor pasi u goditën në vendkalim për këmbësorë.
Policia sot informoi se burri u godit nga vetura në orën 17:45 dhe lidhur me rastin po kryhen hetime intensive.
Ndërsa, gruaja u godit nga vetura në orën 18:05 dhe rasti është në procedurë hetimore.
“Raportohet se një veturë NN me drejtues NN në vendkalim për këmbësor e ka goditur viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor . Lidhur me rastin janë duke u kryer hetime intensive. Raportohet se një veturë NN me drejtues NN në vend kalimin për këmbësor e ka goditur viktimën femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Rasti në procedurë hetimore.”, informoi Policia. /TV Arbëria