Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e shkolluar për juriste, beson se ka qenë “e ligjshme” që Buxheti i 2026’ës të votohej në Kuvend të Kosovës në një legjislaturë të re me qeveri në detyrë të një legjislature të kaluar.
“Kam kërku nga partitë të mblidhen dhe ta votojnë buxhetin, për këto komuna ka qenë pikë e veçantë, por kanë vendosur mos të jenë të pranishëm.
Një gjë e tillë është e lejueshme, nuk është e kundërligjshme, pasi një gjë të tille e kemi votu edhe në Qeverinë Hoti”, ka thënë Osmani për Klan Kosova.