Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Lumir Abdixhiku: Prishtina nuk mbahet peng – bllokada e Kryeqytetit është akti më i rëndë i pushtetit të Kurtit

Lumir Abdixhiku: Prishtina nuk mbahet peng – bllokada e Kryeqytetit është akti më i rëndë i pushtetit të Kurtit

Në një postim të fundit, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar ashpër qeverinë për bllokimin e buxhetit të Prishtinës, duke e quajtur një akt të pastër hakmarrjeje politike.

Sipas Abdixhikut, vendimi për të bllokuar kryeqytetin ka sjellë ndërprerje të transportit publik, punëtorë pa paga dhe pengesa në shërbimet bazike për qytetarët, duke përfshirë shkolla dhe qendra mjekësore.

“Kur bllokada 10 mujore e shtetit mori fund, vendosën të bllokojnë Prishtinën. Jetojnë për bllokadë, punojnë për bllokadë, ushqehen me bllokadë!”, shkruan Abdixhiku.

Ai shton se qyteti nuk po kërkon paratë e qeverisë, por fondet që i përkasin vetë Prishtinës, rreth 35 milion euro taksa komunale dhe grant, të cilat, sipas tij, po mbahen peng për shkak të motiveve politike.

Abdixhiku paralajmëron se Prishtina do të vazhdojë të kërkojë zgjidhje për situatën dhe thekson se qyteti nuk mund të mbahet peng nga “mllefi politik” i pushtetit në rënie.

“Prishtina nuk mbahet peng. As sot, as nesër. Këto janë lëvizjet e fundit të një pushteti në rënie”, përfundon postimi i tij.