Një person se ka marrë lëndime trupore, pasi është goditur nga një veturë në Çagllavicë.
Ai dyshohet se është goditur nga vetura teksa po e kalonte rrugën.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se është iniciuar rasti si vrasje në tentativë.
Ndërkohë që i dyshuari ka arritur të arratiset dhe është në kërkim të policisë.
“Sot në stacionin policor të Lipjanit, është iniciuar një rast vrasje në tentativë. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, kanë nisur veprimet hetimore e procedurale , ndërkohë që personi i lënduar (femër) është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është identifikuar personi i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë”, tha Ahmeti.