Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Trafiku Urban: Qarkullimi i autobusëve do të rifillojë menjëherë pas lëshimit të mjeteve nga Ministria e Financave

Trafiku Urban: Qarkullimi i autobusëve do të rifillojë menjëherë pas lëshimit të mjeteve nga Ministria e Financave

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama më herët ka njoftuar se nga nesër, trafiku publik nga Trafiku Urban do të ndërprehet për shkak të buxhetit të cilën nuk ia ka dhënë qeveria në detyrë, kryqytetit.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar Trafiku Urban, duke thënë se ndërmarrja ka bilan pozitiv dhe stabilitet financiar, ku u shtua se vonesat e Komunës së Prishtinës në shlyerjen e obligimeve ndaj Trafikut Urban, kanë krijuar këtë situatë.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Gjatë ditëve të fundit jeni njoftuar për vështirësitë financiare me të cilat po përballet ndërmarrja. Si pasojë e këtyre vështirësive dhe mungesës së karburanteve, përkundër vullnetit tonë, jemi të detyruar të ndërpresim qarkullimin e të gjitha linjave të Trafikut Urban, duke filluar nga e hëna, 24.11.2025.

Shprehim keqardhjen tonë të sinqertë për pasojat që kjo ndërprerje do t’ju shkaktojë. Qarkullimi do të rifillojë menjëherë pas lëshimit të mjeteve nga Ministria e Financave, të cilat i mundësojnë Komunës së Prishtinës të shlyejë obligimet e saj financiare ndaj ndërmarrjes.

Dëshirojmë të sqarojmë se ndërmarrja ka bilanc pozitiv dhe stabilitet financiar; megjithatë, vonesat e Komunës së Prishtinës në shlyerjen e obligimeve ndaj nesh kanë krijuar këtë situatë të paqëndrueshme.

Edhe një herë, u kërkojmë ndjesë qytetarëve për ndërprerjen e shërbimit të transportit publik, i cili do të mbetet i pezulluar deri në lëshimin e mjeteve.