Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Fushata e VV-së “Të gjithë me Listën Serbe”, Haradinaj: “Mjerë ata, ne jemi shumë më tepër se propaganda e tyre”

Fushata e VV-së “Të gjithë me Listën Serbe”, Haradinaj: “Mjerë ata, ne jemi shumë më tepër se propaganda e tyre”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar kontributin dhe sakrificën e luftëtarëve të vendit, duke theksuar rëndësinë e qëndrimit dhe guximit të tyre.

Haradinaj ka shkruar se luftëtarët janë ata që nuk frikësohen nga stuhitë, mbajnë plagët si medalje dhe heshtjen si urdhër, dhe jetën e tyre e udhëheqin me misionin për mbrojtjen e atdheut dhe sigurinë e brezave të ardhshëm.

Ai thekson se propaganda ka tentuar të harrojë dhe ofendojë luftëtarët, por shpirtin dhe mendjen e tyre nuk mund ta depërtojë askush.

“Luftëtarët gjithmonë jetojnë me qëllime të qarta… Kujtesa e tyre është përjetësi. Janë thuajse të vetmit që në horizont e kanë parë vijen e hollë mes jetës dhe vdekjes,” ka shkruar Haradinaj, duke shtuar se ata që tentojnë të mohlin kontributin e tyre do të humbin gjithmonë me turp.

Ai ka përfunduar mesazhin me fjalët: “Lumët Ju” si thotë populli. Për kontributin, për sakrificën dhe shembullin. Nderime atdheut!”