Analisti politik, Arbnor Sadiku, është pyetur nga TV Arberia rreth lodhjes së qytetarëve nga përsëritja e zgjedhjeve dhe pritshmërive për pjesëmarrjen në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.
Sadiku ka theksuar rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare.
“Mendoj, qe zgjedhjet e reja parlamentare 2025, do jenë të lodhshme, por, ka qenë imperativ mbajtja e zgjedhjeve te reja parlamentare sepse rezultati zgjedhjeve te mehershme nuk ju pershtat asnjë partie politike, si dhe nuk mund te zgjidhej presidenti-ja, si dhe kishim zgjedhjet lokale, pra, vertet mund te kemi nje ulje te pjesemarrjes ne votime pasi qe muaji dhjetor eshte edhe muaj i festave, por, ne si qytetar do duhet marrim pjesë në zgjedhje, tek fundit eshte menyra e vetme te vendosim per vehten tonë”.
Sadiku gjithashtu ka folur për rrezikun që vendi të hyjë sërish në një cikël të pafund zgjedhjesh nëse kultura politike nuk ndryshon, duke nënvizuar nevojën për përgjegjësi politike dhe pjesëmarrje aktive qytetare.