Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haliti fton qytetarët për mobilizim: Koha është tani, t’i japim fund keqqeverisjes

Haliti fton qytetarët për mobilizim: Koha është tani, t’i japim fund keqqeverisjes

Ish-deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka bërë një thirrje për mobilizimin e strukturave dhe mbështetësve të partisë, duke theksuar se PDK-ja vazhdon të jetë një forcë e rëndësishme me vlera kombëtare dhe shtetformuese.

Ai ka thënë se situata aktuale kërkon angazhim të gjithëmbarshëm për t’i dhënë fund, siç e ka quajtur ai, keqqeverisjes dhe për t’ua rikthyer qytetarëve besimin.