Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ish-ambasadori kosovar: Caktimi i 28 dhjetorit për zgjedhjet një autogol i Albin Kurtit

Ish-ambasadori kosovar: Caktimi i 28 dhjetorit për zgjedhjet një autogol i Albin Kurtit

Ish-ambasadori kosovar në Gjermani, Beqë Cufaj, ka thënë se caktimi i 28 dhjetorit si datë për zgjedhjet e parakohshme, është një autogol i kreut të VV-së, Albin Kurti.

Postimi i plotë:

Autogoli i Albinit

Albin Kurti e shtyu vendin drejt zgjedhjeve më 28 dhjetor, me idenë se diaspora do t’i sillte edhe njëherë fitoren VV-së. Data u mendua si “arma sekrete” për të marrë maksimumin nga vota e mërgatës.

Por kjo llogari po kthehet në autogol. Pikërisht në periudhën e fundvitit, kur rrugët Gjermani–Zvicër–Austri–Kosovë mbushen me bashkatdhetarë, në vend do të jenë fizikisht edhe ata që tradicionalisht votojnë trashëgimtarët e Rugovës, strukturat e Thaçit dhe Haradinajt.  Diaspora ka shansin më të madh pas luftës që të mobilizohen dhe të votojnë shumë më fort se zakonisht.

Vetëm në Gjermani, Zvicër dhe Austri jetojnë rreth 1 milion kosovarë. Kjo është shumë më tepër se 35.000 votat që Kurti i ka futur me kohë në kalkulimet e tij politike dhe i konsideron si të garantuara nga diaspora.

Kur Kurti e trajton kalendarin zgjedhor si Excel personal, rrezikon të harrojë një të vërtetë të thjeshtë: populli nuk është rresht në tabelë, por në kuti të votimit.

Më 28 dhjetor ai do të zbulojë se “strategjia” e tij ishte në fakt… një autogol historik.