Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet lidhur me vdekjen e një punëtori, që vdiq mbrëmë në vendin e tij të punës në Prishtinë.
“Prishtinë 21.11.2025 – 17:00. Raportohet se në vendin e tij të punës viktima mashkull kosovar, kishte pësuar lëndime trupore dhe si pasojë ka vdekur, ndërsa kolegu i tij nga ngjarja që kishte pasur kishte humbur ndjenjat dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Trupin e pa jetë nga vendin i ngjarjes e ka tërhequr IML. Rasti është duke u hetuar. Ngjarja po hetohet si “asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse, rrezikim i sigurisë në vendin e punës”, thuhet tutje.