Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në emisionin Arb Debat në TV Arbëria, iu drejtua qytetarëve me mesazhe lidhur me zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe prioritetet e tij për vendin.
“Unë ju them qytetarëve se i kryej punët, dhe kur i kryej ato punë nuk i kryej vetëm për anëtarët e Aleancës. Nëse e ndalim rritjen e çmimit të energjisë, do të përfitojnë të gjithë qytetarët. Ju them qytetarëve se e mbaj kryet në punë dhe nuk merrem me atë që kush çka tha. Do ta zgjidhim çështjen e sigurisë përgjithësisht, që të na hap një kapitull të ri të jetës tonë,” tha Haradinaj.
Ai shtoi se shtrenjtimin e jetës do ta menaxhojë përmes rritjes së të ardhurave dhe të pagave në të gjithë Kosovën.
“Ne kemi nevojë për dikë që i kryen punët e vendit,” përfundoi ish-kryeministri. /TV Arbëria