Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Sonte nga ora 20:30 në TV Arberia ndiqeni intervistën ekskluzive me Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së

Sonte nga ora 20:30 në TV Arberia ndiqeni intervistën ekskluzive me Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së

I pari i AAK’së në intervistën e tij përballë gazetarit, Rid Berisha zbulon planin qeverisës pas 28 dhjetorit duke përmendur edhe muaj se kur Kosova me të mund ta marrë PO-në e Washingtonit për t’u bërë anëtare e NATO-s.

 Haradinaj foli për projektin më serioz e historik për sigurinë, vendimet urgjente që do t’i marrë dhe planin entuziast për t’i dhënë fund mjerimit social nga faturat e shtrenjta të energjisë e deri te premtimi për ta rikthyer besimin e të rinjve në shtetin e Kosovës në mënyrë që të ndalet braktisja e vendit.

Haradinaj u shpreh besimplotë se Kosova do të qeveriset nga ai dhe kolegët e PDK-së, LDK-së por jo më nga Kurti.

Ramush Haradinaj, nën emocione të forta nga plagët e luftës që i ka ende në trup, mallkon nga fundi i barkut zërat e Kurtit që ngrehin akuza me lehtësi të pashembullt ndaj Haradinajt si politikan që koordinohet me Listën Serbe….