Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Shkëlqim Millaku: Gjuha shqipe, një trashëgimi që ka mbijetuar epokave

Shkëlqim Millaku: Gjuha shqipe, një trashëgimi që ka mbijetuar epokave

“Populli shqiptarë kudo që është nëpër të gjitha etapat historike ka qenë dhe mbetet njëri prej popujve më të lashtë në Evropë”

Gjuhëtari Shkëlqim Millaku në emisionin N’Pult ka folur rreth rëndësisë historike të gjuhës shqipe dhe sfidave me të cilat është përballur populli shqiptar ndër shekuj. Ai thekson se shqiptarët kanë qenë një ndër popujt më të lashtë të Evropës dhe kanë ditur të mbrojnë identitetin e tyre.

Në deklaratën e tij, Millaku thekson:

“Populli shqiptarë kudo që është nëpër të gjitha etapat historike ka qenë dhe mbetet njëri prej popujve më të lashtë në Evropë, njëri prej popujve që diti të rezistojë, të vetëmbrohet dhe në fund arriti ta kurorëzojë edhe alfabetin e gjuhës, arriti ta kurorëzojë edhe drejtshkrimin e saj. Këto dy vitet 1908–1972 janë vitet më të rëndësishme të shoqërisë dhe të identitetit të kombit shqiptar”

Millaku: Po e harrojmë pjesën e Çamërisë që i kemi mbi 600 fshatra shqiptarë që krejtësisht janë të asimiluar

Millaku ndër të tjera sjell në vëmendje edhe çështjen e Çamërisë, duke e cilësuar si një plagë të hapur për identitetin shqiptar.

Ai thotë:
“Po e harrojmë pjesën e Çamërisë që i kemi mbi 600 fshatra shqiptarë që krejtësisht janë të asimiluar. Dikur ky territor krejtësisht flitej shqipja. Ende i kemi sfida të hapura jo vetëm për ta ruajtur gjuhën por për ta mbrojtur edhe identitetin e tyre”

“Diaspora janë duke dhënë kontributin e tyre për kultivimin dhe ruajtjen e gjuhës shqipe”

Në përfundim, Millaku vlerëson lart kontributin e diasporës shqiptare, e cila vazhdon të luajë rol të rëndësishëm në ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar.

“Diaspora janë duke dhënë kontributin e tyre për kultivimin dhe ruajtjen e gjuhës shqipe”. /TV Arbëria