Analisti politik Afrim Kasolli ka qenë i ftuar në emisionin Arb Debat në TV Arbëria me Rid Berisha, ai ka folur për situatën politike në vend dhe shpalljen e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme nga Presidentja Vjosa Osmani.
Kasolli: Presidentja abuzoi me pozitën e saj, me mandatimin e Konjufcës për kryeministër.
Në lidhje me seancën për votimin e mandatarit të dytë të VV-së, Kasolli tha se seanca ku dështoi të votohet Konjufca dëshmoi se Presidentja Osmani ka manipuluar në këtë drejtim.
“Loja taktike e Presidentes, dje u vërtetua që e njëjta ka manipuluar me thënien e mandatit për Glauk Konjufcën me pretendimin se njëri e ka bindur që i ka votat, votimi tregoi që nuk i ka pasur votat, jam i bindur që nuk i ka pasur votat as atë ditë kur e ka marrë mandatin. Pra kjo vetëm ka qenë për të blerë kohë 10 ditë, dy javë sa kanë qenë.”
Sipas tij krejt kjo ka qenë një skenar nga Vetëvendosja.
“Kjo ishte kalkulim politik nga supozimi se prezenca më e madhe e diasporës në një atmosferë festive.”
Kasolli: Fenomen i paprecedentë në Kosovë: Zgjedhjet po mbahen pa siguri për qeverinë e ardhshme
Kasolli tutje thotë se askund në historinë e Kosovës nuk ka ndodhur që pas zgjedhjeve nacionale shteti të mbesë pa qeveri.
“Asnjëherë në historinë e parlamentarizmit në Kosovë prej që Kosova mban zgjedhje dhe prej që ekziston si shtet, është për herë të parë që po ndodh ky fenomen ku kalohet nga një palë zgjedhje në zgjedhje, dhe me rrezik, sepse mungon alternativa, mungon siguria që do të kemi një qeverisje edhe pas përfundimit të këtyre zgjedhjeve.”
Kasolli: gjatë qeverisjes Kurti është rritur varfëria për 2%.
Ndër të tjera analisti thekson se ka shumë hulumtime që tregojnë pakënaqësinë e qytetarëve në Kosovë.
“Hulumtimet dëshmojnë, varfërinë numër një, gjatë qeverisjes Kurti është rritur varfëria për 2% në Kosovë, po ashtu pakënaqësi të madhe qytetare me gjendjen ekonomike ka pasur, qytetarët janë shprehur të frustruar me gjendjen ekonomike, papunësinë e kanë konsideruar problemin më të madh në Kosovë. Pse tash ky realitet zhurmëtues social-ekonomik nuk është përkthyer në mobilizim politik.”, thotë Kasolli.
“Zgjedhjet e ardhshme po mbahen për t’i ikur ‘Zajednicës’, por që të njëjtat vetëm do ta rikonfirmojnë edhe më shumë këtë obligim që e ka Kosova”, tha ndër të tjera Kasolli. /TV Arbëria