“Situata me transmetuesin publik po bëhet gjithnjë e më kritike, një pasojë e drejtpërdrejtë e bllokimit aktual institucional”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga Zyra e shtypit e Komisionit Evropian.

Në reagim theksohet gjithashtu se është thelbësore që një vend kandidat për anëtarësim në BE të sigurojë financim të qëndrueshëm dhe të mjaftueshëm, si dhe të mbështesë funksionimin e transmetuesit të tij publik./rtk