Një përleshje brenda familjes ka përfunduar me arrestime mbrëmjen e së mërkurës në Gjakovë ka njoftuar Policia e Kosovës.
Rasti është raportuar rreth orës 23:00, ku dy persona – babë e bir, të dy kosovarë – janë përfshirë në një konflikt që ka përfunduar në konflikt fizik.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e bir), për shkak se pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht ndërmjet vete. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.