Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Aksident i rëndë në Banullë të Lipjanit, Policia dhe ndihma e shpejtë në vendin e ngjarjes

Aksident i rëndë në Banullë të Lipjanit, Policia dhe ndihma e shpejtë në vendin e ngjarjes

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në fshatin Banullë të Lipjanit, duke shkaktuar kolona të mëdha të automjeteve në të dy drejtimet e rrugës.

Sipas pamjeve të ardhura në Televizionin Arbëria policia ka dalë menjëherë në terren dhe është duke u marrë me menaxhimin e trafikut si dhe me hetimin e shkaqeve të aksidentit.

Aktualisht nuk ka informacione zyrtare për gjendjen e personave, se a kanë marr ndonjë lëndim.

TV Arbëria do ju mbajë të informuar.