Publicisti Riza Greicevci i ftuar në emisionin N’Pult në TV Arbëria ka komentuar procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke e quajtur atë të padrejtë dhe të pakuptimtë.
Ai thotë se burgosja e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë “një shok i madh” për të gjithë.
“Greiçevci për gjykimin në Hagë: Çlirimtarët në burg, kriminelët të lirë
Greicevci thekson se luftëtarët që çliruan vendin po gjykohen, ndërsa krimet e kryera ndaj civilëve shqiptarë mbeten pa drejtësi.
Sipas tij: “Burgosja e shokëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë një shok i madh, një habi e madhe. Çlirimtarët i dërguan në burg, kurse ata që bënë masakra sot rrinë nëpër shtëpia e shetiten.”
Ai përmend edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, duke e cilësuar si faktor kyç të pavarësisë:
“Thënë sinqerisht, pa politikë, Thaçi ishte i detyruari; ai e shpalli pavarësinë e Kosovës.”
Greicevcit për Specialen: “E shpallën UÇK-në organizatë kriminale”
Publicisti kritikon fort qasjen e Prokurorisë Speciale:
“Po bëjmë gjykim të atyre njerëzve të cilët i përkasin një organizate kriminale, sipas tyre – UÇK-ja. E shpallën menjëherë UÇK-në organizatë kriminale. Cila drejtësi flet kështu? Çfarë etike ka ajo?”
Greiçevci: Nuk ka qenë kurrë komandant Hashim Thaçi – E thanë edhe amerikanët
Ai kujton deklaratat e kryeprokurorit në fillim të procesit:
“Kryeprokurori që është tash, vet në fillim ka thënë se po i burgosim katër kriminelë që kanë bërë krime. Ai thotë ‘e kemi burgosur Hashim Thaçin, prijësin e tyre, komandantin e luftës’. Nuk ka qenë kurrë komandant Hashim Thaçi. Ai ka qenë drejtor i Drejtorisë Politike, e kanë thënë edhe amerikanët.”