Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Fjalimet “opozitare” që e legjitimuan kauzën e Kurtit

Fjalimet “opozitare” që e legjitimuan kauzën e Kurtit

Shkruan: Afrim Kasolli

Ashtu siç pritej, i nominuari i dytë i Lëvizjes Vetevendosje, Gluak Konjufca për pozitën e kryeministrit nuk i mori votat e nevojshme për një Qeveri të re. Ky dështim, më mirë se asgjë tjetër, tregon edhe për lojën e presidentes Vjosa Osmani, për t’i shërbyer agjendës së partisë fituese të zgjedhjeve. Sepse e njëjta e kishte mandatuar Glauk Konjufcen pa asnjë garancion se ai i kishte votat, vetëm me qëllim që të blihet kohë sa më shumë që data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të përputhet me prezencën sa më të madhe të diasporës në Kosovë.

Sidoqoftë, edhe pse “opozita” e rrëzoi sot “gomën rezervë” të Albin Kurtit, në fakt me fjalimet e saj në Kuvend, për ta justifikuar pozicionin kundër Gluak Konjufces, e legjitimoi kauzën kryesore të liderit të Vetëvendosjes.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës Uran Ismaili, u mundua t’i specifikoje disa nga pasojat ekonomike dhe sociale të qeverisjes ilegjitime të Albin Kurtit, pas përfundimit të zgjedhjeve të 9 shkurtit, sikur se shtimin e çmimeve të rrymës e artikujve bazë ushqimore, por nuk kishte përgjigje në pyetjen e kryesore të Albin Kurtit se pse këto pakënaqësi nuk janë manifestuar me protesta politike? Për më shumë pse partia e Uran Ismalit dhe ai personalisht nuk ishin në gjendje të krijonin mobilizim politik kundër këtij degradimi.

Po ashtu, në fjalimin e tij Uran Ismali nuk e adresoi asnjë fjalë për Veriun. Pra me anë të kësaj heshtje mortore ai sikur u pajtua me rrëfimin e Albin Kurtit mbi suksesin e tij politik në atë pjesë të Kosovës. E të mos flasim për detyrimet ndërkombëtare të Kosovës që janë trashëgimi e Albin Kurtit me Marrëveshjen bazë të Brukselit e Aneksin e zbatimit ne Ohër. Heshtja e këtyre temave tregon për frikën e “opozitës” për ta sfiduar Albin Kurtin në narracionin kryesor të tij. ( Këtu perciptazi bëri përjashtim vetëm Ramush Haradinaj).

I këtij niveli nënmesatar ishte edhe adresimi i liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Duke dashur t’i impresionoje ndjekësit e tij gjoja me kulturën letrare që e rrezaton ai referua figurës së Don Kishotit për ta pasqyruar personalitetin e Albin Kurtit. Por mjafton një sentence e mendimtarit italian Umberto Eko se “historinë shpeshherë e lëvizin don kishotet” per të treguar se sa naiv është Lumir Abdixhiku me përpjekjen e tij për t’i ekstrapoluar krijimet letrare në sferën politike. Albin Kurti mentalisht dhe politikisht nuk ka asgjë të përbashkët me figuren e Don Kishtoti.

Sjelljet e tij dhe të organizatës që ai e drejton janë shumë me afër trashëgimise politike të asaj vetëdije që Hegeli e quan si “liria absolute dhe terrori” ku një segment e shpall veten si përfaqësuese e interesit të përgjithshëm, kurse çdo gjë që del jashtë kësaj skeme definohet si fraksion privat i shkëputur nga i pari.

Dhe është ky rrëfim që si duket është introjektuar edhe nga vetë “opozita” duke u pajtuar në këtë mënyrë që me Albin Kurtin lidhet shtrirja e sovranitetit në veri kurse të parat luftojnë vetem per klientën e tyre private. Pranndaj, edhe kjo “opozite” tenton ta shmang temën e veriut, ashtu sikur sot, nga frika sepse ajo vetëm e fuqizon edhe ma shumë liderin e Vetëvendosjes, por as nuk ka përgjigje pse nuk ka guxim të angazhohet për protesta edhe kur Albin Kurti qeveris në kundërshtim me standardet ligjore. /TV Arbëria