Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Dështimi i Konjufcës, Haxhiu përplaset në shkallë të Kuvendit me Uran Ismajlin

Dështimi i Konjufcës, Haxhiu përplaset në shkallë të Kuvendit me Uran Ismajlin

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duket se tashmë është aktivizuar për fushatë kundër partive ish-opozitare, pas dështimit të emrit të Glauk Konjufcës si i mandatuar i dytë nga presidentja.

Pasi ka fotografuar deputetët e PDK-së dhe ata të Listës Serbe brenda sallës së Kuvedit të Kosovës në momentin kur kanë votuar kundër Konjfucës, Haxhiu ka shkuar edhe një hap më tej, duke u përplasur me Uran Ismailin në shkallët e Kuvendit.

Pasi kanë dalë nga seanca, Haxhiu e Ismaili dëgjohen teksa shkëmbejnë fjalë me njëri-tjetrin.

“Ani kryetar komune, po çfarë kryetari komunës ti”, dëgjohet teksa i thotë Haxhiu-Ismailit.