Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ndikimi i TikTok-ut në zgjedhjet e Kosovës 2025

Ndikimi i TikTok-ut në zgjedhjet e Kosovës 2025

TikTok-u ka pasur ndikim të fuqishëm në zgjedhjet parlamentare të Kosovës të shkurtit 2025, sipas një raporti të “Iniciativa e Medias së Lirë në Ballkan” dhe “Sensika Technologies”, i cili paralajmëron për manipulim të organizuar algoritmik — të ngjashëm me rastin e Rumanisë ku zgjedhjet u anuluan.

Raporti tregon se gjatë fushatës është përdorur taktika “Fire Hose”, me mijëra postime, komente të sinkronizuara dhe marrje peng të hashtagëve politikë. Aktiviteti kryesor, sipas raportit, ka qenë i fokusuar te Lëvizja Vetëvendosje dhe lideri i saj, Albin Kurti, ndërsa TikTok-u mbetet platforma dominuese e përdorimit në vend.

Një shembull ekstrem është llogaria @hamzahatika46, e cila ka publikuar mbi 18 mijë video dhe ka gjeneruar më shumë se 13 milionë ndërveprime — një ritëm që sugjeron koordinim të automatizuar.

Kulmi i aktivitetit është shënuar më 8–10 shkurt, në periudhën më të ndjeshme të fushatës.

Raporti gjeti gjithashtu manipulim të gjërë të hashtagëve politikë dhe gjeografikë, si #lvv, #ldk, #fyp, #viral dhe #kosova, për t’u shfaqur edhe tek ata që nuk ndjekin politikë, madje duke përdorur etiketa të partive rivale për përmbajtje kritike. /TVArbëria