Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Rezervat shtetërore, më 10 dhjetor nis gjyqi ndaj Rozeta Hajdarit dhe tre të akuzuarve tjerë

Rezervat shtetërore, më 10 dhjetor nis gjyqi ndaj Rozeta Hajdarit dhe tre të akuzuarve tjerë

Seanca fillestare në rastin e rezervave shtetërore do të mbahet më 10 dhjetor nga ora 9:30. Të akuzuar tashmë në këtë rast janë ministrja në detyrë e Tregtisë Rozeta Hajdari, dy zyrtarët Irfan Lipovica e Hafiz Gara dhe Ridvan Muharremi.

Lajmin për Gazetën Express e konfirmoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Ju njoftojmë se seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale ndaj të pandehurve R.H., I.L., H.G., dhe R.M. është caktuar të mbahet me datë 10.12.2025 në ora 09:30.”

Javën e kaluar Prokuroria Speciale njoftoi se Hajdari dhe dy zyrtarët Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara dyshohen se në bashkëkryerje i kanë keqpërdorur detyrat zyrtare me qëllim që të përfitonin pasuri për persona të tjerë dhe i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës gjatë muajve shkurt dhe mars 2022.

Sipas Prokurorisë, buxheti i shtetit ka pësuar një dëm prej rreth 3 milionë eurove si pasojë e veprimeve të tyre.