Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Daut Haradinaj për VV’në: Ligjin dhe Kushtetutën e keni bërë leckë, shtetin e keni bërë lodër, hipokrita

Daut Haradinaj për VV’në: Ligjin dhe Kushtetutën e keni bërë leckë, shtetin e keni bërë lodër, hipokrita

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka akuzuar Qeverinë Kurti për shkaktimin e pezullimit të mbi 613 milionë eurove nga fondet e BE-së për Kosovën, përfshirë IPA dhe WBIF, duke thënë se kjo është pasojë e masave ndëshkuese të Brukselit.

Ai ka vlerësuar se raportet me SHBA-në dhe BE-në ndodhen në nivelin më të ulët.

Haradinaj kritikoi thirrjet për votim të buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, duke i cilësuar ato si veprime jashtëligjore dhe në kundërshtim me rendin kushtetues.

Ai theksoi se interesi më i madh i vendit është respektimi i ligjit dhe Kushtetutës, si dhe ruajtja e raporteve me aleatët strategjikë.