Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të PDK-së, Përparim Gruda, i cili tha se seanca e jashtëzakonshme e cila është duke u mbajtur, është jokushtetuese.
“Gruda e di shumë mirë që kjo nuk qëndron. Nuk është e shkruar askund një gjë e tillë. Ai iu referua praktikave, por ato bëhen duke i zbatuar në praktikë. Kjo është praktikë që po formohet tash. Kemi një situatë të jashtëzakonshme dhe mund të shfrytëzohet si e tillë”, tha Murati në Kuvend.
Ndërsa, TV Arbëria ka kontaktuar me një ekspert ligjor, avokatin Visar Rrecaj, i cili u deklarua se kjo është në kundërshtim me ligjin.
“Një seancë e thirrur nga qeveria në detrë e Kosovës për votimin e buxhetit nga qeveria në etyrë është në kundërshtim me ligjin. Ligji është i qartë edhe aty ka vetëm një përjashtim kur qeveria në dorëheqje mund ta procedurojë buxhetin në Kuvendin e Kosovës, por jo një qeveri në detyrë, kështu që është në kundërshtim”, u shpreh Rrecaj.