Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Murati i përgjigjet Grudës: Të pavërteta pretendimet se seanca është antikushtetuese

Murati i përgjigjet Grudës: Të pavërteta pretendimet se seanca është antikushtetuese

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të PDK-së, Përparim Gruda, i cili tha se seanca e jashtëzakonshme e cila është duke u mbajtur, është jokushtetuese.

Murati i ka quajtur këto pretendime të pavërteta.

Sipas tij, deputeti Gruda është i vetëdijshëm se një ndalesë e tillë nuk ekziston në Kushtetutë apo rregullore.

“Gruda e di shumë mirë që kjo nuk qëndron. Nuk është e shkruar askund një gjë e tillë. Ai iu referua praktikave, por ato bëhen duke i zbatuar në praktikë. Kjo është praktikë që po formohet tash. Kemi një situatë të jashtëzakonshme dhe mund të shfrytëzohet si e tillë”, tha Murati në Kuvend.

Ai shtoi se deputeti Gruda po bën deklarata të pavërteta edhe për çështjen e komisioneve parlamentare, duke theksuar se vetëm dy prej tyre janë të obliguara të udhëhiqen nga opozita.

“Gruda është në siklet, sepse edhe si jurist po i nevojitet të thotë të pavërteta. U tha që komisionet nuk mund të formohen pa ditur kush është në opozitë dhe kush pozitë – edhe kjo një e pavërtetë. Kjo vlen vetëm për dy komisione: atë për AKI-në dhe atë për mbikëqyrjen e financave publike”, tha Murati.