Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se sot do të zhvillojë dy seanca të jashtëzakonshme.
Seanca e parë, e cila nis nga ora 11:00, do t’i dedikohet votimit të buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026, si dhe miratimit të disa marrëveshjeve ndërkombëtare të rëndësishme.
Kjo seancë do t’i dedikohet ekskluzivisht zgjedhjes së Qeverisë së re të Republikës së Kosovës, proces që erdhi në afatin e fundit të mandatarit, Glauk Konjufca.
Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse janë siguruar votat e nevojshme për formimin e qeverisë, pasi aktualisht nuk ka koalicion të shpallur dhe as konfirmim zyrtar për shumicën parlamentare.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, ka sqaruar për Front Online se me mandatarin Glauk Konjufca, Vetëvendosja nuk parasheh ndonjë marrëveshje koalicioni dhe ajo se çfarë duan ata është mosbllokimi i buxhetit të shtetit.
“Lëvizja Vetëvendosje e ka deklaruar që në fillim se ne me mandatarin Glauk Konjufca nuk po pretendojmë të bëjmë ndonjë koalicion, ne krejt çka duam është që të mos bllokohet buxheti i Republikës së Kosovës”, tha ai
Thaçi: Vetëvendosja e gatshme çdo moment që të shkoj në zgjedhje
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, në një prononcim për Front Online ka bërë thirrje që të gjithë deputetët e opozitës të reflektojnë dhe ta votojnë Glauk Konjufcën për kryeministër, me qëllim që të shmangen zgjedhjet.
Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme në çdo moment të shkojë në zgjedhje.
“I bëjmë thirrje krejt deputetëve të opozitës të reflektojnë dhe ta votojnë Glauk Konjufcën për kryeministër, që mos të shkohet në zgjedhje, përndryshe Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme në çdo moment të shkojë në zgjedhje”, tha ai.