Anëtari i PDK-së, Driton Ajazi, ka lëshuar kritika ndaj kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, duke thënë se ai ka thyer publikisht fjalën e dhënë se nuk do të kandidonte për më shumë se dy mandate.
Duke komentuar mospjesëmarrjen e Lladrovcit në Konventën e PDK-së, ai tha se Lladrovci është larguar me vetëdëshirë nga subjekti politik.
Ajazi tha se faktori përcaktues për fitoren e Lladrovcit në zgjedhjet e kaluara komunale ishte shfrytëzimi i pushtetit që PDK-ja ia kishte dhënë për nëntë vite.
“Për vite me radhë ai ka krijuar votues klientelistë, duke kryer punë, shërbime, punësime të ndryshme dhe duke shfrytëzuar buxhetin komunal – sidomos në vitin elektoral – për projekte që më pas shndërroheshin në vota për të”, tha Ajazi.
Sipas tij, në Drenas ka pasur edhe marrëveshje të fshehta me parti të tjera opozitare që i mundësuan Lladrovcit fitoren pa balotazh.