Ministri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë, Johann Wadephul, do të vizitojë sot Kosovën në kuadër të vizitës së tij në Ballkanin Perëndimor.
“Dëshirojmë t’ju njoftojmë se Ministri ynë i Jashtëm, Johann Wadephul, do të vizitojë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor javën e ardhshme”, ka njoftuar ambasada gjermane në Kosovë.
“Ky udhëtim është pjesë e mbështetjes së Gjermanisë për rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, ndaj së cilës ne mbetemi të përkushtuar”