Arian Tahiri ka reaguar pas zgjedhjes së Bedri Hamzës si kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, duke e vlerësuar këtë zhvillim si fillimin e një etape të re për partinë dhe për qytetarët.
Në një postim publik, Tahiri shprehu mirënjohjen e tij për kryetarin e ri.
“Me Bedri Hamzën në krye, PDK-ja nis një kapitull të ri. Shumë mirënjohës ndaj kryetarit Bedri Hamza për punën e palodhur dhe vizionin e qartë për PDK-në dhe qytetarët”.
Sipas Tahirit, zgjedhja e Hamzës tregon një besim të madh brenda strukturave të partisë.
“Zgjedhja e tij si Kryetar i PDK-së tregon besimin e madh që familja jonë politike ka në lidershipin e tij”.
Ai theksoi se nën udhëheqjen e Hamzës, partia pritet të forcohet dhe të konsolidohet më shumë.
“Së bashku me Bedri Hamzën, PDK-ja do të ecë më e fortë dhe më e bashkuar drejt një të ardhmeje më të mirë!”.