Deputetja Besa Ismaili Ahmeti ka uruar publikisht z. Bedri Hamza për zgjedhjen e tij si kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës.
Në një postim në rrjetet sociale, Ahmeti shkruan:
“Urime për Kryetarin e ri të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Bedri Hamza! Kryetari i ri me energji të reja, që mban mbi supe një trashëgimi të vjetër, të pastër dhe të rëndësishme. Uroj që vizioni i tij të sjellë frymë të re, bashkim dhe rezultate që i shërbejnë Republikës së Kosovës! Suksese për të gjithë në këtë rrugëtim të ri!”