Analisti politik Afrim Kasolli ka komentuar përplasjet e fundit rreth deklaratës së presidentes Vjosa Osmani dhe situatës në veri të Kosovës gjatë një interviste në emisionin “ARB Debat”.
“Fillimisht Vjosa Osmani tha 900 banda, pastaj për shkak të ndikimit në opinionin publik edhe u bë një temë që hasi në kritika ndaj kësaj deklarate të papërgjegjshme, siç po quhet edhe presidenca u mundua të justifikohet dhe të arsyetohet se nuk e ka pasur fjalën për 900 intitete kriminale, karta të drogës, korrupsionit e deri te terroriste, por unë besoj që ofron fakte në këtë drejtim, vështirë që mund ta verifikoj e ta argumentoj pasi që ishte një lloj përpjekje për tu shfajësu për një deklaratë që ishte kritike,” tha Kasolli.
Sipas tij, “Unë më shumë e shoh këtë intervistë të presidentes Vjosa Osmani si një gafë politike diplomatike për shkak se fakti që po tentohen të shfajësohen, e pranoj edhe tash institucioni i presidentes ishte një gafë, nuk kemi si të definojmë ndryshe. Duket që presidentja gaboi, harroi që ishtë duke folur, nuk e kishte menduar ose ka harruar që është duke folur për media ndërkombëtare, ka menduar se po i flet audiencës së brendshme për përfitime politike.”
Duke komentuar situatën në veri të Kosovës, Kasolli u ndal te lajmi për gjetjen e 10 detonatorëve në Leposaviq nga Policia dhe KFOR-i: “Që thuhet se Serbia ka interes ta destabilizojë Kosovën nuk është ndonjë lajm, domethënë ajo është evidente, sepse ajo nuk të lëj mundësi, shans e asnjë instrument që ka në dorë që sa më shumë të mbajë krizën në territorin e Kosovës.”