Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Deklarata e Osmanit për “900 bandat”, Hoti: Tragjikomike, autogol diplomatik që dëmton imazhin e Kosovës

Deklarata e Osmanit për “900 bandat”, Hoti: Tragjikomike, autogol diplomatik që dëmton imazhin e Kosovës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se deklarata e presidentes Vjosa Osmani për shkatërrimin e bandave kriminale, është një ‘’autogol diplomatik’’ që i bëhet Kosovës, dhe jo vetëm një ‘’statistike e rreme’’.

Hoti ka thënë se deklaratat si të Osmanit e ulin kredibilitetin e vendit dhe e dëmtojnë imazhin e kësaj të fundit, duke e vendosur Kosovën në listë me vendet problematike të botës.

‘’ Sigurisht se ky i fundit nuk është rasti i vetëm. Dëmi po mbetet, pavarësisht sqarimit, që po e dëshmon mungesën e seriozitetit. Kështu ndodh kur tentohet të përdoret çdo medium, në vend e jashtë, për t’i shërbyer partnerit të saj në krye të qeverisë’’, ka shkruar ai mes tjerash.