Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka deklaruar se vendi po shkon drejt zgjedhjeve me shpresën se ato do të sjellin zgjidhje për bllokadën politike dhe paqartësinë aktuale.
“Po shkojmë drejt zgjedhjeve me shpresë se ato do të jenë zgjidhja për Kosovën, një mundësi për t’i dhënë fund bllokadës, për ta nxjerrë vendin nga paqartësia politike dhe për t’i rikthyer normalitetin institucional që i duhet. Vendit i duhet stabilitet, përgjegjësi dhe një qeverisje që punon për qytetarët. Zgjedhjet janë hapi i domosdoshëm për të hapur një kapitull të ri”, shkroi Gashi.