Policia e Republikës së Kosovës i ka quajtur dezinformata raportimet e disa medieve serbe se persona të armatosur nga Kosova ka hapur zjarr drejt pjesëtarëve të ushtrisë serbe pranë bazës së ashtuquajtur ‘DebelaGlava’.
Në një reagim të Policisë së Kosovës nuk është regjistruar asnjë rast i sulmit, ashtu siç pretendohet nga mediat serbe.
“Policia e Kosovës, njofton opinionin publik se pretendimet e publikuara në disa media të Serbisë, sipas të cilave një “grup i armatosur shqiptarësh ka qëlluar ( ka hapur zjarr) drejt pjesëtarëve të ushtrisë serbe pranë bazës së ashtuquajtur ‘DebelaGlava’”, janë dezinformata, të pabazuara dhe nuk korrespondojnë me asnjë informacion zyrtar apo ngjarje të verifikuar nga autoritetet në territorin e Republikës së Kosovës. Në bazë të të gjitha të dhënave operative, raportimeve nga njësite policore në terren dhe koordinimit me institucionet tjera kompetente, nuk është regjistruar asnjë incident i karakterit të pretenduar. Publikimi i informacioneve të tilla të pasakta kontribuon në krijimin e perceptimeve të rreme dhe rritjen e tensioneve të panevojshme në zonat kufitare”, thuhet nga Policia e Kosovës.
Ndryshe, sipas raportimit të mediave serbe, ngjarja ka ndodhur në Zonën e Sigurisë Tokësore, në afërsi të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Por, Policia e Kosovës i quajti “dezinformata” pretendimet serbe