Drejtësia për heronjtë tanë të luftës dhe paqes është mesazhi kryesor i kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili sot ka qëndruar në Strasburg, në vendin e drejtësisë evropiane, për të kërkuar mbrojtjen e çlirimtarëve të Kosovës.
Në fjalimin e tij, Lladrovci theksoi se orteku i propagandës kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka nisur pikërisht këtu dhe se raporti i famëkeq i Dik Martit, i miratuar më 25 janar 2011 nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, kishte për qëllim njollosjen e luftës së drejtë të UÇK-së.
Ai përmendi se disa përfaqësues, përfshirë Damian Gjiknurin dhe Shpëtim Idrizin, ishin kundër këtij raporti.
“Lufta jonë e drejtë dhe e zhvilluar në pajtim me normat ndërkombëtare, nuk mund të njolloset. Duam drejtësi për heronjtë tanë të luftës dhe paqes. Liri për Hashimin, Kadriun, Jakupin, Rexhën dhe të tjerët. Drejtësia është pafajësi për çlirimtarët!”, u shpreh Lladrovci.