Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Sllovenia me paralajmërim për tifozët e Kosovës

Sllovenia me paralajmërim për tifozët e Kosovës

Tifozët e Kosovës që do të mbështesin Dardanët në stadiumin “Stozhice” në Lubjanë për ndeshjen vendimtare ndaj Sllovenisë, paralajmërohen për rregulla të veçanta sigurie dhe organizimi.

Ndeshja nis në orën 20:45 dhe është kyçe për kualifikimin në Botërorin 2026.

Organizatorët kërkojnë që tifozët të mbërrijnë më herët, nga ora 18:45, për të shmangur tollovinë.

Një paralajmërim i rëndësishëm lidhet me simbolet kombëtare: flamujt dhe simbolika e Kosovës lejohen vetëm në sektorin D, i caktuar për tifozët kosovarë.

Nëse dikush paraqitet me simbole në sektorët A, B dhe C, hyrja do t’i refuzohet, por mund të dorëzojë sendet dhe të provojë sërish.

Interesimi është i madh, duke përfshirë edhe komunitetin kosovar që jeton në Slloveni, dhe stadiumi me 16 mijë vende pritet të dominohet nga Dardanët.

Një barazim i thjeshtë mund t’i sigurojë Kosovës Play-Offin për Botërorin 2026.