Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > “Muharremi kërkonte katër dëshmitarë katolikë kundër Thaçit për miliona euro”, Kryeziu: Kjo kërkesë tregon se jemi para rrezikut më serioz shtetëror që prej pasluftës

“Muharremi kërkonte katër dëshmitarë katolikë kundër Thaçit për miliona euro”, Kryeziu: Kjo kërkesë tregon se jemi para rrezikut më serioz shtetëror që prej pasluftës

Biznesmeni Qendrim Kryeziu ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të ministres së Ekonomisë, Rozeta Hajdari, e cila la të kuptohet se Ridvan Muharremi ka kaluar procedurat e sigurisë për përfshirje në procese të klasifikuara të shtetit. Sipas Kryeziut, një deklarim i tillë nuk sjell qartësi, por përkundrazi hap skandal të mundshëm institucional.

Tutje, rreth deklarimeve të biznesmenit Ndue Gjinaj, i cili ka akuzuar Ridvan Muharremin për tentativa ndikimi në dëshmitarë kundër Hashim Thaçit, pazare armësh me shuma qindra milionëshe dhe madje ide për likuidime politike, Kryeziu thotë se akuzat e Gjinajt e rëndojnë situatën deri në pikën që kërkohet hetim i menjëhershëm nga institucionet e sigurisë.

Deklarimet e biznesmenit Ndue Gjinaj e rëndojnë edhe më shumë këtë situatë. Gjinaj flet për kërkesa të Muharremit për “katër dëshmitarë katolikë” kundër Hashim Thaçit, për pazare armësh prej qindra milionë eurosh, për përqindje të ndara me krerë politikë, madje edhe për ide likuidimesh të kundërshtarëve politikë”, ka shkruar ai.

Sipas Kryeziut, edhe nëse një pjesë e këtyre pretendimeve rezulton e vërtetë, “Kosova po përballet me rrezikun më të madh shtetëror që nga paslufta”.

Ai i kërkon ministres Rozeta Hajdari të japë përgjigje të qarta për tri çështje:

A ka pasur Ridvan Muharremi certifikatë sigurie?

Nëse po, kush e ka lëshuar?

Nëse jo, përse ministrja po e relativizon rolin e tij në proceset e klasifikuara?

Kryeziu e mbyll reagimin me mesazhin se “Kosova nuk mbrohet duke fshehur skandale, por duke i nxjerrë në dritë”.