Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kryeziu: Deklaratat e ministres Hajdari për Ridvan Muharremin hapin dyshime serioze institucionale dhe ato s’mund të fshehen pas përgjigjeve të mjegullta

Kryeziu: Deklaratat e ministres Hajdari për Ridvan Muharremin hapin dyshime serioze institucionale dhe ato s’mund të fshehen pas përgjigjeve të mjegullta

Biznesmeni Qendrim Kryeziu ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të ministres së Ekonomisë, Rozeta Hajdari, e cila la të kuptohet se Ridvan Muharremi ka kaluar procedurat e sigurisë për përfshirje në procese të klasifikuara të shtetit. Sipas Kryeziut, një deklarim i tillë nuk sjell qartësi, por përkundrazi hap skandal të mundshëm institucional.

Ai thekson se nëse një person i përmendur publikisht për mbledhjen e dëshmive kundër ish-drejtuesve të UÇK-së ka marrë certifikatë sigurie, atëherë “institucionet e Kosovës kanë dështuar në mënyrën më të rëndë”.

Kryeziu kërkon përgjigje të qartë se:

Kush e ka angazhuar Ridvan Muharremin në çështjet e dëshmitarëve – Prokuroria e Dhomave të Specializuara apo Prokuroria e Serbisë?

Ai paralajmëron se institucionet nuk mund të fshehen pas përgjigjeve të mjegullta dhe se publiku ka të drejtë të dijë saktësisht rolin e Muharremit në proceset shtetërore.