Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Shefi i diplomacisë gjermane viziton javën e ardhshme Kosovën – takim me Osmanin dhe Kurtin

Shefi i diplomacisë gjermane viziton javën e ardhshme Kosovën – takim me Osmanin dhe Kurtin

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul, do të vizitojë javën e ardhshme Kosovën, si pjesë e turneut të tij diplomatik në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Lajmi është konfirmuar nga ambasada gjermane, e cila ka bërë të ditur se vizita synon forcimin e angazhimit të Berlinit për integrimin evropian të rajonit.

Sipas njoftimit, udhëtimi i Wadephul do të nisë të dielën në Bosnjë dhe Hercegovinë, për të vazhduar më pas në Mal të Zi, Shqipëri dhe Serbi. Ai pritet të arrijë në Kosovë të martën pasdite, më 18 nëntor 2025, ndërsa vizita e tij do të përfundojë të mërkurën në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, shefi i diplomacisë gjermane do të zhvillojë takime zyrtare me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

“Ky udhëtim është pjesë e mbështetjes së Gjermanisë për rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, ndaj së cilës ne mbetemi të përkushtuar”, ka theksuar ambasada gjermane në njoftim.