Disa studente të cilat banojnë në konviktin numër 5 në Prishtinë, kanë shprehur shqetësim nga prania e një pjesëtari të sigurimit në korridorin e këtij konvikti në orët e vona të natës.
Vlera Dani, banuese në konviktin numër 5 në Prishtinë, natën që shkoi kishte shqetësime.
Ndërsa, përmes rrjetit social Facebook, ajo ka treguar se roja i konviktit, sipas saj, në orët e vona të natës së djeshme ishte i pranishëm në një nga dhomat e vajzave në konvikt, teksa disa nga vajzat kanë thënë se nuk është hera e parë që po ndodh kjo.
Këtë pastaj ajo e raportoi te drejtoria e Qendrës së Studentëve.
“Dmth mbrëmë në ora 23:00 e pak, shkojmë me u anku për diçka krejt tjetër te rojtari i konviktit nr.5. Shkojmë aty i gjejme dy vajza që i kishte lënë roja të ruajnë pak se i kishte pasur disa punë. Rastësisht një vajzë n’korridor tha që e ka parë duke hyrë në dhomë të disa vajzave, e që disa banore aty thanë që nuk është hera e parë që po ndodh”, ka shkruar Dani në facebook.
Këto raste të cilat u denoncuan, u trajtuan nga Drejtoria e Qendres së Studentëve, me ç’rast, punëtori në fjalë u pezullua nga puna.
Postimi i saj i plotë pa ndërhyrje:
/TV Arbëria