Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar Bedri Hamzën për kandidimin e tij për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Në një postim në rrjetin social Instagram, Endriti ka vlerësuar cilësitë e Hamzës si lidership dhe integritet që, sipas tij, i nevojiten partisë dhe vendit.
“Urime, zoti Bedri Hamza, për kandidaturën për kryetar të PDK-së. Një lider me përvojë, vizion dhe integritet, vlera që i duhen partisë dhe Kosovës”, ka shkruar Thaçi.